Roma në kaos nga kufizimet e ujit, minjtë dhe plehrat pushtojnë rrugët (VIDEO)

Temperaturat e larta dhe thatësira e tejzgjatur ka bërë që brejtësit të pushtojnë Romën. Mungesa e ujit ka sjellë dhe probleme me pastrimin e qytetit, të cilat kanë prekur disa zona si ajo në Marica, Pietralata.

Prestigjiozja italiane, “Il Messaggero”, ka publikuar video dhe foto ku shihen qartësisht se brejtësit lëvizin lirshëm. “Minjtë kanë pushtuar Romën, pikërisht nga Marika, zona Pietralata.

Një tufë brejtësish dalin nga guva në brendësi të një muri një metër larg stacionit të autobusit dhe bëjnë banket me ushqimet e braktisura. Bëjnë shëtitje të pashqetësuar mbi trotuare në një zone ku çdo ditë me qindra romanë presin autobusin. Është vetëm një tjetër dyndje brejtësish në kryeqytet.

Tashmë duken sikur janë impostuar nëpër rrugë, bashkëfajtorë me degradimin që mbretëron”, shkruan mes të tjerave “Il Messaggero”.

Në vend të monumenteve historike, tashmë turistët në Romë ballafaqohen me një situatë krejt tjetër, ku minjtë janë zotër të gjithçkaje, veçanërisht pranë stacioneve të autobusit apo kazanëve të mbetjeve.