Fitorja e Bashës, Topalli: Kali i Trojës në krye të PD, kutitë u …

Pas rezultatit të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha u rikonfirmua kryetar për një manadat të dytë, kritikët e tij nuk kanë qëndruar në heshtje mbi fitoren me 91% të votave nga Basha.

Pas Astrit Patozit, edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar.

Në një status të shkurtër në rrjetin social facebook, Topalli thekson se kutitë e votimit u mbushën pasi demokratët refuzuan Lulzim Bashën.

“Kali i Trojes në krye të PD dhe lufta e tij për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan me përçmim”, shkruan Topalli në Facebook.