Eduard Selami falenderon mbështetësit por thekson se…

Pasi humbi garën për kreun e PD-së, Eduard Selami ka falenderuar edhe njëherë të gjithë ata demokratë që e mbështetën në këtë proces.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social facebook, Selami pohon se vizioni i tij ishte për të ringritur PD, si një shpresë për demokratët dhe Shqipërinë.

“I falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë”,-shkruan Selami.

Duke e etiketuar veten si një demokrat krenar dhe anëtar i seksionit të njësisë dy, dega Tiranë, ai shton se do të vazhdojë të jap kontributin e tij në PD.

“Unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD, që Partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët”, shton më tej Selami.