Droga e kapur në Itali, policia: Ja e vërteta

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me drogën e kapur në brigjet italiane. Forcat policore shqiptare shprehën se droga u kap në bashkëpunim të ngushtë me Guardia Di Financa.

Policia saktëson se është sekuestruar 1 ton e 185 kilogramë drogë. Kjo drogë që u kap ishte e llojit kanabis sativa. Janë vënë në pranga dy skafistët shqiptarë, RR.A dhe A.I, përkatësisht 30 dhe 44 vjeç.

Kapja e gomones e mbushur me lëndë narkotike është bërë në orët e para të mëngjesit të së dielës.