Atmosfera në selinë blu, Basha fiton edhe në degën e Selamit

59 mijë demokratë rikonformuan Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike. Pas numërimit të 73 kutive, 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa 5136 për Selamin, ku kreu i ri siguroi 48795 vota më shumë.

Nga të dhënat e Komisionit të operacioneve elektorale, bëhet me dije se Basha ka fituar në të gjitha njësitë, madje edhe në Njësinë 2 në Tiranë, e cila është dega e kandidatit Eduard Selami, ku Basha mori 551 vota, ndërsa Selami 44 vota.

Ajo që është parë në selinë blu, është se që në orët e para të mëngjesit mbizotëron heshtja duke qenë që edhe numëruesit janë larguar edhe kryetari i komisionit Jemin Gjana ka shpallur rezultatin për dy kandidatët.