Mesazh pas votimit, Selami: Zhgënjim për kolegët që bojkotojnë (FOTO)

Ka votuar në selinë qendore, kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami. Sikurse ishte njoftuar ai ka hedhur votën pak para se ora të shkonte 10:00, ndërkohë që u pa të vizitonte selinë qendrore që në orët e para të mëngjesit.

Pasi votoi, Selami deklaroi për mediat se PD do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe se demokratët nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin, por modelin që duhet t’i udheheqë.

“Procesi ka nisur i qetë, pavarësisht nga pabarazia demokratët nuk do zgjedhin thjesht kryetarin por modelin më të mirë. Jam i bindur se votimi i sotëm do ta bëjë më të bashkuar dhe do ta ringrejë PD. Unë mendoj se gara e pabarabartë nuk nxjerr rezultat klinikisht të drejtë, por kam besim te avantazhi që ka modeli”,-u shpreh Selami.