Gara në PD/Mbërrijnë kutitë e para në selinë blu

Në shumicën e qendrave të votimit për kryetarin e ri të PD-së, votimi është mbyllur, ndërsa ka nisur dhe dorëzimi i kutive.

Kështu pak minuta pas mbylljes së votimeve, në selinë blu kanë mburritur edhe kutitë e para. Bëhet fjalë për kutinë e votimit në njësinë numër 10 dhe më pas ka ardhur edhe kutia e njësisë numër 13.

Janë nisur për të ardhur drejt Tiranës edhe kutitët nga degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Të gjitha kutitë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në selinë blu dhe do të numërohen këtu. Procesi i numërimit të votave pritet të nisë pas mesnatës.