Gara në PD/ Basha: Demokratët më të bashkuar pas zgjedhjeve

Ashtu si rivali i tij Selami, edhe kreu i vetë ngrirë i PD-së, Lulzim Basha deklaroi pas votimit se pas këtyre zgjedhjeve një gjë është e sigurt, ajo që demokratët do dalin më të fortë e të bashkuar.

“Procesi është i qetë, po zhvillohet në mënyrë të civilizuar. Jam i bindur se do dalim më të fortë, më të bashkuar dhe gati për tu kthyer në forcën e vetme që përfaqëson shpresë për shqiptarët”,- komentoi shkurt Basha.

Basha ka votuar në selinë blu aty edhe ku është ngritur një qendër votimi, ku do të votojnë drejtuesit kryesorë të PD-së.