Zbulohet SMS-ja e kryetarit: Thirrje anëtarëve për të votuar Bashën

Nesër në selinë blu ka zgjedhje, ku votohet për kryetarin e partisë. Mbi këtë, dy kandidatët punojnë edhe sot për të mbedhur vota. Kështu ka ndodhur edhe në Fier, ku Luan Baçi, kryetari i Partisë Demokratike në këtë qark i kërkon antarësisë së PD -së që të votojnë Lulzim Bashën.

Për shkak të rolit që ka, Baçi duhet të jetë garant për barazinë e garës në PD, mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Por një SMS e shpërndarë për anëtarët e PD -së në Fier, sipas portalit lapsi.al, ku lexohet se Luan Baçi u kërkon anëtarëve hapur të mbështesin Bashën.

“E shtune,22.07.17,prej ores 8:00-19:00,te kinoteatri Fier,ju presim te votojme per Kryetarin e PDSH,Z.Basha.Pjesmarrja e domosdoshme! Kryetari i PD Fier L.Baci”, u shkruan antarëve, Baçi, që është edhe deputet i zgjedhur rishtaz i PD.

Për garë të pabarabartë ka folur këto ditë edhe Selami, ndonëse ai vazhdon garën edhe pse sheh se si favorizohet në shkelje të rregullave, rivali i tij.