Vdes në spital vrasësi i Pier Paolo Pasolini

Vdiq sot në një spital në Romë, në moshën 58-vjeçare, Pino Pelosi, i cili ishte dënuar si vrasësi i i shkrimtarit  dhe poetit të njohur italian, Pier Paolo Pasolini.  Pasolini u vra më 2 nëntor, 1975 në zonën bregdetare të Ostias, pranë Romës. Po atë ditë u arrestua e duke ngarë makinën që i përkiste poetit italian me famë ndërkombëtare. Pelosi u dënua nga gjykata për vrasje në bashkëpunim. Megjithatë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë e Italisë, arritën në përfundimin se Pino Pelosi e vrau i vetëm Pasolinin, pa asnjë bashkëpunëtor.

Shumë gazetarë dhe shkrimtarë italianë vazhdojnë të besojnë se drejtësia nuk ishte në gjendje të zbardhte plotësisht të vërtetën dhe se vrasja mund të ketë qenë e motivuar politikisht, për shkak të ideve të majta të poetit italian. Por edhe sepse ai ishte homoseksual dhe në atë kohë e drejta për zbulimin e identitetit seksual ishte ende tabu.

Në një nga intervistat e shumta Pelosi kishte argumentuar se “vrasësi i Pasolini është ende gjallë dhe i lirë.” Avokati i tij thotë se “e vërteta është e dokumentuar dhe e fshehur në një kuti ” dhe se “klienti i tij nuk ka gjetur guximin për të zbuluar atë, sepse kishte frikë se ai dhe familja e tij mund të bëheshin objekt hakmarrjeje”