Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 12:14 Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës Kryeministri belg Bart De Wever ia ka paraqitur dorëheqjen e tij Mbretit Philippe, i cili ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta Gen Z
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Radarët rrugorë
  • Juventus-Napoli
  • Aksident në Lushnjë
  • Saimir Vishaj
  • Edon Zhegrova
  • Ferrari në Meksikë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta Gen Z
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Radarët rrugorë
  • Juventus-Napoli
  • Aksident në Lushnjë
  • Saimir Vishaj
  • Edon Zhegrova
  • Ferrari në Meksikë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Turizëm me bilanc lufte

Editorial
E enjte, 3 Qershor 2021 03:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vetëm në një javë janë 8 viktima në bregdetin shqiptar. Të premten e kaluar, në zonën e Zvërnecit humbën jetën tre të rinj që kishin shkuar për në plazh. Në të njëjtën ditë, në zonën e Ujit të Ftohtë, në plazhin publik të Vlorës, një 14 vjeçar humbi jetën gjatë rrugës për në urgjencë, pas ishte nxjerrë pa ndjenja nga deti. Në Durrës dhe në Velipojë gjatë ditëve të fundit kanë humbur jetën dy shqiptarë nga Kosova.

Dje ka ndodhur dhe një prej tragjedive të fundit. Një adoleshente ruse, u gjet e vdekur në det. Ngjarja ndodhi në zonën e Tre Ishujve në Ksamil. Vajza ruse u nxor në breg nga pushuesit e rastësishëm që ndodheshin në plazh. Ndërkohë që dëshmitarët tregojnë se në trupin e saj kishte shenja dhe dëmtime në kokë si dhe në shpatulla. Dyshohet se një motor uji e ka goditur adoleshenten duke i marrë jetën. Sipas këtyre të dhënave nuk kemi të bëjmë me një incident, por me një vrasje. Një motor uji që hyn afër bregut ku lahen pushuesit, nuk është gjë tjetër veçse një armë vrasëse. Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia raportoi për një tjetër viktimë në bregdet. Një turist çek u gjet i vdekur në plazhin e Kavajës në rrethana ende të panjohura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të gjitha rastet e ndodhura këtë javë kanë specifika të veçanta. Ajo që i bashkon është mungesa e institucioneve që garantojnë sigurinë në plazhe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në të gjitha plazhet publike nuk ka roje, edhe pse ka një ligj për bregdetin që e bën të detyrueshëm monitorimin e zonave të pushuesve. Nuk ka asnjë person që mund t’u vijë në ndihmë pushuesve në rast të aksidenteve apo mbytjeve në det. Nuk ka polici plazhi, nuk ka mjek, nuk ka ambulancë. Në shumicën e rasteve janë vetë qytetarët dhe pushuesit e tjerë ata që japin ndihmën e parë. Rasti i Zvërnecit dhe Velipojës janë dy tragjeditë më të fundit që kanë ndodhur për mungesën e ndihmës së shpejtë.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë e...

30 Tetor 2026, 10:27
Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

26 Tetor 2026, 08:39
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19

Rojet e plazhit, në gjithë botën janë njerëzit që pajisen me certifikata dhe trajnohen jo vetëm të shpëtojnë njerëzit në det, por edhe të japin ndihmën e parë mjekësore. Në asnjë prej plazheve shqiptare publike nuk ka punonjës të tillë. Bashkitë e Durrësit, Vlorës, Sarandës, etj, marrin taksa për çdo metër katror plazh, por nuk kanë parashikuar vendosjen e disa punonjësve me paga modeste që shpëtojnë jetë njerëzish. Në Zvërnec dhe në Velipojë janë 6 viktima në një javë vetëm sepse askush nuk u dha ndihmën e parë dhe nuk i shpëtoi në det. Nuk kishte njeri nga institucionet e shtetit që përgjigjen për këtë punë.

Ndërkohë që rasti i Ksamilit është dhe më flagrant dhe duhet të trajtohen si një krim. Janë të panumërta rastet kur motorët e ujit apo skafet shkaktojnë aksidente dhe marrin jetë njerëzish në brigjet shqiptare. E gjitha kjo vjen për shkak të papërgjegjshmërisë së institucioneve që duhet të monitorojnë bregdetin dhe të krijojnë siguri për pushuesit. Në çdo vend normal mjetet motorike nuk lejohen të afrohen në zonat e pushuesve. Ato ndalohen nga policia bregdetare ose nëse kanë leje duhet të monitorohen për çdo shkelje të distancës. Por edhe kur nuk ka polici bregdetare, vendosen sinjalizues në det për të treguar se ku është kufiri që mjetet motorike apo pushuesit nuk duhet të kalojnë. Në plazhet shqiptare, përveç disa bizneseve private që kanë marrë masa vetë, në të gjithë zonat e tjera situata është alarmante. Pronarët e skafeve dhe motorëve e zgjidhin vetë se ku shëtisin dhe ku ndalojë. Kjo gjë sjellë dhe tragjedi si ajo e djeshmja ku 15-vjeçarja u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve.

Ajo që është më e rëndë në këtë situata është mosreagimi i institucioneve. Policia e Shtetit vetëm numëron viktimat. Agjencia e Bregdetit që ka për detyrë sigurimin e plazheve thotë se është faji i bashkive që nuk marrin masa. Bashkitë thonë se nuk e kontrollojnë dot territorin të gjithë dhe nuk kanë fonde për sigurimin e gjithë vijës bregdetare, duke fajësuar indirekt qeverinë. Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama shpikin një justifikim të çuditshëm duke thënë se jo të gjitha plazhet janë të përdorshme. Për tragjedinë me 3 viktima në Zvërnec, qeveria tha se nuk ishte i licesuar si plazh, edhe pse kjo zonë ka 27 vite që përdoret nga pushues. Nëse ka vende në bregdet që nuk mund të përdoren për plazh, ku janë tabelat paralajmëruese që i ndalojnë qytetarët?  Nëse institucionet nuk u shërbejnë dot qytetarëve, të paktën ti paralajmërojnë.

Qeveria e ka vendosur si prioritet turizmin. Por që të kërkosh të bësh funksionale një shërbim të tillë duhet të ofrosh minimumin, sigurinë e qytetarëve. Sepse këtu nuk flitet më për çmimet e larta dhe mungesën e standardeve, të cilat janë skandaloze, por duhet prioritet për jetën e qytetarëve.

Në një javë 8 viktima është një bilanc lufte që duhet të kishte vënë në lëvizje gjithë institucionet.

Q.Xh.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
Para 4 minutash

Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës

Shqiptarët shkëlqejnë në Europë/ Muçi protagonist me gol dhe asist, Shpendi e Tuci gjejnë rrjetën
Para 5 minutash

Shqiptarët shkëlqejnë në Europë/ Muçi protagonist me gol dhe asist, Shpendi e Tuci gjejnë rrjetën

Detaje nga vjedhja e bankës në Tiranë: Autori kërcënoi arkëtaren e rojen dhe u largua me…
Para 16 minutash

Detaje nga vjedhja e bankës në Tiranë: Autori kërcënoi arkëtaren e rojen dhe u largua me…

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Eljon Sota e ka mbyllur sezonin me Egnatian
Para 22 minutash

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Eljon Sota e ka mbyllur sezonin me Egnatian

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 17 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
1 Nëntor 2026, 11:48

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
1 Nëntor 2026, 11:54

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

4 Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.