Durrës/12-vjeçari dy javë i zhdukur, nëna habit me…

Një 12-vjeçar nga qytetit i Durrësit ka dy javë i cili është larguar nga shtëpia dhe familjarët e tij nuk ka informacione për të miturin.

Denoncimin në polici e ka bërë vetë mamaja e të miturit por ajo që ka çuditur të gjithë është se djali kishte dy javë që nuk ishte kthyer në shtëpi por nëna tij është kujtuar vetëm dje për të shpallur të humbur të birin e saj.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 20.07.2017, ora 10:15, ka bërë kallëzim shtetësia Xh.K. 27 vjeçe, banuese në Katund Sukth, Durrës, pasi para dy javësh i është larguar nga banesa djali, shtetasi A.K. 12 vjeç”, njofton policia e Durrësit, e cila thekson se ndërkohë ka nisur puna për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.