Bushati në Francë, deputeti i PD plas “bombën”: Francezët rikthejnë…

Vizita e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Francë, në selinë blu po shihet skepticizëm. Përmes një statusi në rrjetin social facebook, deputeti i PD-së, Genc Pollo ka dhënë një deklaratë “bombë”.

“Bushati sefte në Paris me qeveritarët e Presidentit Macron. Jo për investimet e tregtinë, as për integrimin në BE e as për ndonjë bashkëpunim tjetër dypalësh”, shkruan Pollo.

Deputeti shkruan se e vërteta e vizitës së Bushatit në Francë është për faktin se francezët po mendojnë të rikthejnë vizat për shqiptarët. “Por për të ndaluar me plan masash kurbetin e shqiptarëve që tashti po kap kulmin e po lë pas Afrikën e Lindjen e Mesme. Si me rilindistët 1 ashtu dhe me ata 2.0”, thekson deputeti.

Më tej, deputeti nënvizon se fracezët thonë se do të vijnë pas tre muajsh në Tiranë për të kontrolluar zbatimin. “Përmendet mundësia e rivendosjes së vizave Schengen. Shqipëria që deshëm”, përfundon komentin Genc Pollo.