Bregu: Jo anti-Bashë por ai është i paaftë për të menduar

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu nuk do të votojë ditën e nesërme në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike për zgjedhjen e kreut të kësaj force.

Gjatë një takimi të grupit anti-Basha në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, Bregu e cilësoi të paaftë Lulzim Bashën për drejtimin e Partisë Demokratike.

“Nesër unë nuk do të votoj. Vota e nesërme nuk e bën Partinë Demokratike më të mirë, më të fortë dhe më të bashkuar”, theksoi ajo.

Majlinda Bregu u shpreh gjithashtu se kritikat ndaj Lulzim Bashës i ka bërë edhe përpara se të publikonte listat e deputetëve për zgjedhjet, në një kohë kur të gjithë ju kthyen kundër. Sipas Bregut, koha tregoi se ajo kishte të drejtë.