Zjarr i madh në Patos. Rrezikohen banesat

Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët në fshatin Kuqan të Patosit dhe si pasojë dhejtëra rrënjë ullinj janë djegur.

Nuk dihet ende nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, por flakët po rrezikojnë edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.

Ndërkohë, zjarrëfikëset dhe Policia kanë arritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.