Rama “mburret” me aksion e fundit, qytetari e ironizon: Fitore, ushtarët i bëre…

Me fotot e pastrimit në Qafë Gjashtë-Qafë Botë-Sarandë, kryeministri Edi Rama ka uruar një mirëmëngjes të mbarë ndjekësëve të tij në rrjetin social facebook. Duke theksuar se pastrimi është bërë me ndihmën e madhe të Forcave të Armatosura, të cilat sipas kreut të qeverisë janë në terren per pastrimin e çdo cm rrugë, nuk është pritur mirë nga qytetarët.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë-Qafë Botë-Sarandë. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër”- shkruan Rama.

Por komentuesit kërkojnë jo vetëm ndërgjegjësim por edhe gjoba për ndotësit. Shumë prej tyre e ironizojnë kryeministrin për angazhimin e FA.

“Ka arritur dita që ushtarët të kthehen në fshesaxhinje. Fitore e madhe”- shkruan njëri prej tyre.