Turpi i Durrësit!

Bahri Cani, gazetari i njohur nga Kosova, e cilëson si turp urdhrin e kryebashkiakut Vangjush Dako për bllokimin e autobusëve më targa të Kosovës që hyjnë në qytet gjatë sezonit veror.

Në një koment në Facebook, Cani komenton dhe abuzimet me çmimet e diferencuara që tregtarët aplikojnë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Postimi i  plotë i gazetarit Bahri Cani:

(Qellimi i ketij teksti eshte permiresimi i gjendjes dhe trajtimi i barabarte i te gjitheve dhe jo ndonje hakmarrje apo thirrje per ikje nga Shqiperia!)

Turpi me i madh i botes qe kam lexuar kohet e fundit: ndalohet futja e autobuseve me targa nga Kosova ne Durres! Pse a paska edhe pushues te tjere qe shkojne ne kete qytetet? Apo ai fare kryetari i bashkise paska vendosur ta bej plazh elitar me ata pak pushues te huaj qe po vijne ne Durres? Eshte teper e ulet te biesh ne nivelin e nje vendimi te ketille dhe te thuash qe pushuesit nga Kosova nuk duhet te shkojne ne Durres. Por jane teper shqetesuese lajmet e ketilla, sikur edhe pohimet qe shqiptaret e Kosoves paguajne cmime shpesh edhe dyfish apo me shume me te larta (kete e kam perjetuar edhe vet vitin e kaluar ne Sarande!).

Kam vizituar shume vende te tjera ne Evrope dhe bote, shume me te shtrenjta se Shqiperia. Por kurre nuk me ka ndodhur (si ne Shqiperi) qe vetem pse flas me theks pak me ndryshe se vendoret – te paguaj dyfishin. Madje edhe taksite kane shpesh nje cmim me “vellazeror” per pushuesit nga Kosova (e kam perjetuar vet, edhe pse mendoj se shqipen e flas me paster se shume njerez ne Shqiperi, por nuk e fsheh kurre theksin tim nga vendi ku kam lindur).

Une megjithate kam vendosur qe edhe njehere te zhgenjehem. Edhe kete vit do te shkoj ne Shqiperi – me familje. O ata do te mesohen te na respektojne – si te gjithe turistet tjere, o ne njehere do te heqim dore nga iluzionet!