DioGuardi: Si i bëri miliarda dollarë Berisha? Përgjigjet PD: Njeri i blerë !

Partia Demokratike permes nje njoftimi per mediat ka akuzuar nje kongresmen qe sipas saj “është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës”.

Deklarata e PD vjen pasi ish-kongresmeni amerikan Jozef  DioGuardi, apo i njohur nga shumëkush si Gio DioGuardi, gjatë një interviste të ditëve të fundit pasi renditi arsyet që sipas tij i dhanë fitoren Rames ne zgjedhje, kur u ndal tek personat që nuk e donin reformën në drejtësi, DioGuardi foli per një emër konkret.

“Ju e dini që kryetari i qeverisë paraardhëse, thuhet se ka bërë miliarda dollarë me të bijën dhe të birin. Si i bëri ai ato para? Nga paga e tij në Qeveri?! Kjo nuk është e drejtë”, – deklaroi ish-Kongresmeni. Kjo është një akuzë shumë e fortë. Por përshtypje bën pse ky ish-kongresmen amerikan nuk foli kundër Berishës kur ai ishte në pushtet për vitet 2005-2013?

DEKLARATA E PD: 

Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis​ta, sic janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington. Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush s’ja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni.