Maskarallëku i mashtrimit të pushuesve kosovarë

Nga Mentor Kikia

Një pushues nga Kosova, që ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë, denoncon diferencimin që “pronari i dëtit”, i bën kosovarëve në cmime, duke u marrë deri në 2000(të reja) për cadër.
Në fakt nuk është hera e parë, madje kjo është bërë një rutinë. Disa vite më parë kam qenë dëshmitar në një market në Shëngjin, ku shitësi faturonte cmime të tjera për banorët e zonës e të tjera për kosovarët, duke u shitur një buke për 200 lekë e një pako makarona për 300 lekë. Më pas të njëjtën skenë e kam parë edhe në Durrës ku një palo shitëse, shqiptarëve që kishin ardhur nga Maqedonia, domatet dhe dardhat ua shiste si të ishin arra kokosi.
Dhe këta matrapazë, që një cadër ua japim me qera njësoj si të ishte apartament, nuk kanë as kupon tatimor, por ca palo-fatura. Por këta harrojnë se epoka e turizmit patriotik mbaroi dhe këta kosovarë që sot i mashtrojnë, nesër mund të gjëjnë strehë në Mal të Zi ku korrektesa dhe shërbimi janë një mijë herë më të të mira. Dhe në ikshin edhe kosovarët, në këtë vend do të pushojnë vetëm hallexhinjtë e Shqipërisë që nuk duan as shezllonë e restorante, pasi marrin bukë me vete me domate e shalqi.
Atëherë ju rrofshin investimet të nderuar maskarenj!