Egjipti dhe Turqia thellojnë krizën diplomatike në Katar

Egjipti ka ndërprerë lëvizjen pa viza për shtetasit e Katarit në mes të krizës diplomatike që vazhdon prej më shumë se një muajit mes vendit të vogël dhe katër shteteve fqinje të saj, kryesuar nga Arabia Saudite.

Nga ana tjetër, Turqia ka premtuar se do të rrisë praninë e trupave ushtarake në Katar, pavarësisht thirrjeve të kuartetit ndaj Dohas. Largimi i bazës ushtarake turke nga Katari është një nga kushtet kryesore ndaj Katarit.

Egjipti njoftoi të hënën se do të pezullojë udhëtimin pa viza për shtetasit e Katarit, masa më e fundit ndëshkuese e paraqitur kundër Dohas, e akuzuar për mbështetje ndaj terrorizimit dhe ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Futja e regjimit të ri të vizave, konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Katarit, megjithatë nuk do të ndikojë në studentët e Katarit që studiojnë në universitetet egjiptiane ose bashkëshortët dhe fëmijët e shtetasve egjiptianë, tha Kajro.

“Nuk ka kuptim që të vazhdojmë të bëjmë përjashtime për Katarin dhe t’i japim privilegje në dritën e pozicioneve të saj aktuale”, tha të hënën zëdhënësi i ministrisë së jashtme Ahmed Abu Zeid, sipas Reuters.

Sipas njoftimeve, ndalimi i ri i udhëtimit mund të hyjë në veprim sa më herët të mërkurën. Masa shtesë ndëshkuese nga Egjipti u prezantua pas Katari ka refuzuar ultimatumin 13-pikësh të lëshuar nga katër vendet arabe, të cilat, në mesin e kërkesave të tjera, përfshin ndalimin e ndihmave për grupet ekstremiste, largimin e bazës turke, ndërprerjen e mbështetjes ndaj Vëllazërisë Myslimane si dhe mbylljen e rrjetit informativ global Al Jazeera.

Ministri i Jashtëm i Kuvajtit Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Saba, se Kajro do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur kundër politikave të Katarit që mbështesin terrorizmin.