Qytetarët raportuan te “Tirana Ime”, punonjësit e Bashkisë largojnë inertet e hedhura mes pallateve

0

Çdo lagje ka nevojë për hapësirën e vet, ku fëmijët, prindërit dhe të moshuarit të mund të lëvizin lirisht.

Por pavarësisht apelit të vazhdueshëm, duket se ende qytetarë të papërgjegjshëm i hedhin inertet në sheshpushimet mes pallateve, duke zënë në këtë mënyrë edhe hapësirat publike.

Pas raportimeve tek faqja e Bashkisë, “Tirana Ime”, punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës ishin menjëherë në Rr. “Maliq Muço”, për të larguar inertet e hedhura në zonat publike.

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar rreth 20 kënde lojërash në kryeqytet, ndërsa ka rehabilituar dhe një numër të konsiderueshëm hapësirash çlodhëse dedikuar për të gjitha grupmoshat.

Shpresojmë që paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës brenda një kohe të shpejtë, të rritet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mirëmbajtur ambientin ku jetojnë.