Panucci trajneri i ri i kuqezive? Reagon FSHF: Prisni, zyrtazimi bëhet…

0

Pas raportimeve në media se Christian Panucci do të jetë tranjeri i ri i kuqezive pas dorëheqjes të Gianni De Biasit, Federata Shqiptare e Futbollit ka reguar me anë të një njoftimi për shtyp.

Në deklaratën e FSHF-së, theksohet se negociatat ende vijojnë, duke lënë të kuptohet se ende nuk është vendosur 100% për ardhjen e Panuccit.

“FSHF kërkon të bëjë me dije opinionin publik që vazhdon intensivisht negociatat për trajnerin e ardhshëm të ekipit Kombëtar të Futbollit. Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatet përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese të futbollit”, thuhet në deklaratën për shtypin të Federatës.

Por, FSHF thotë se trajneri i ri do të konfirmohet zyrtarisht në orët në vijim. Panucci është një ndër kandidatët më të fortë për të zëvendësuar De Biasin në stolin e Kombëtares. “Nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit në orët ne vazhdim do te behet publike çdo gjë”.