Incidente në takimin e grupit anti-Basha në Korçë

0

Është pritur me pankarta dhe incidente ne Korçë grupi anti-Basha me Astrit Patozin, Ridvan Boden, Eleina Qiricin dhe Gjergji Papa.

Jashte dhe brenda salles ku po zhvillohet takimi demokratet i kane pritur deputetët me pankarta ku shkruhej “Mosmirejohes”, “Te shitur”, “Bukeshkale”.

“Panorama” ka mësuar edhe në sallë demokratët i kane thene Patozit dhe Bodes: “…perse kur paskeni para’, kohe, ambicie politike dhe iu dashkan ende njerezit, nuk ju pame asnje dite ne fushate por parate qe bete nga djersa jone po i perdorni sot per te ndihmuar Ramen.

Grupi i demokratëve kundër Lulzim Bashës të cilët kanë nisur një lëvizje të re brenda PD kanë vijuar takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korca shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.

“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë.

Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtejen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të dretjë.

Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”- tha ai