Fshati që prodhon 100 ton rigon në vit, “zbulohet” festa në Xherie (FOTO)

0

Edhe pse erëzat gjejnë përdorin në kuzhinën indiane edhe si vendi që prodhon dhe eksporton më së shumti erëza në botë, ka “konkurent” një fshat në Shqipëri që prodhon rigon. Besohet se shifra e prodhimit arrin deri në 100 tonë në vit. Nuk është shifër e vogël për një fshat, ky me këtë aktivitet ata mbajnë shtëpinë.

Sipas portalit “Info Elbasani”, bëhet fjalë për fshatin Xherie në përbërje të bashkisë Cërrik. Bima medicinale është kthyer në bekim për ata dhe nga viti në vit po i shtojnë sipërfaqet e mbjella duke u përqendruar vetëm në këtë kulturë.

Aq i rëndësishëm është rigoni për ata sa shpikën vetë edhe pajisjen për sitjen e tij. Nisur nga rëndësia e bimës fshati ka shpikur edhe “Festën e Rigonit”. Festa do të mbahet për çdo vit në datën 14 korrik.

Në festën e sivjetme ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Altin Toska dhe përfaqësuesit e drejtorisë së bujqësisë.