Europarlamentari nga Jala: E majta shqiptare, lojtar i vërtetë në lëvizjen globale socialiste, performancë e shkëlqyer e LRI dhe LSI

0

Tibor Szanyi, përfaqësuesi i grupit të progresistëve të Aleancës Social Demokrate të Parlamentit Europian ka vlerësuar punët e LRI, veçanërisht në organizimin e festivalit të IUSY-t, me pjesëmarrjen e mbi 1000 personave, vendas dhe të huaj.

Ai deklaron se e majta shqiptare eshte një lojtar i vërtetë në lëvizjen globale socialiste, dhe kjo e majtë sipas tij, është provuar nga një performancë e shkëlqyer e organizmit të LRI dhe LSI.

“E majta shqiptare është një lojtar i vërtetë në lëvizjen globale socialiste, e cila është provuar nga një performancë e shkëlqyer e organizmit si LRI dhe LSI”, tha Tibor Szanyi.