“Bukoviç”, sekuestrohen 32 kg kanabis dhe 4 kg heroinë

0

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në kufirin me Malin e Zi 4 kg heroinë dhe 32 kg hashash. Në sajë të operacionit të koduar “Bukoviç”, sasia e drogës u gjet në vendin me të njëjtin emër, në Malësinë e Madhe, rreth 100-150 m larg kufirit të gjelbër.

Policia kishte marrë informacion për transportin e drogës dhe është vënë në ndjekje të dy personave.

Pasi kanë kuptuar se ishin në ndjekje, dy të rinjtë nga Shkodra, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve.

Ata kanë braktisur lëndën narkotike dhe kanë mundur të largohen duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe shkurret e dendura. Dy të rinjtë nga Shkodra janë shpallur në kërkim nga policia.