SHBA teston foristradën e re ushtarake, punon me hidrogjen (VIDEO)

0

Kompania e prodhimit të makinave “General Motors” në SHBA kanë hedhur në treg një model të ri. Bëhet fjalë për “Chevrolet Colorado ZH2”. Ky model është një prodhim i posaçëm vetëm për forcat ushtarake amerikane.

E veçanta e kësaj makine është se është gjenerata e parë e makinave që përdoren nga ushtria që kanë motor krejtësisht elektrik. Ndërkohë që veç motorit elektrik, kjo makinë mund të punojë dhe me hidrogjen, karburant që përdoret për avionë.