Princeshat mblidhen sërish…

0

Borbardha, Bukuroshja e fjetur e Hirushja janë bërë bashkë në konventën vjetore D23 të Walt Disneyt. Aktoret që kanë dubluar princeshat në filmat e famshëm u mblodhën për të diskutuar lidhur me pjesën e tyre në animacionin e ri të Disneyt, “Wreck-It Ralph 2”. Në serinë e dytë të filmit të vitit 2012, që flet për personazhet e videolojërave të së kaluarës, personazhi kryesor, Ralph dhe antagonistja e tij Vanellope depërtojnë në botën e internetit. Ata hyjnë një website të Disney që i ngjan një parku tematik virtual dhe Vanellope ndërpret mbledhjen e princeshave nga e kaluara dhe e tashmja. Princeshat, përfshirë Jasminën, Rapunzel, Elsën, Tianën e Borëbardhën, duhet të përcaktojnë nëse Vanellope është një prej tyre. “Këto personazhe janë shumë të forta, të mrekullueshme. Neve na pëlqen shumë t’i shohim edhe përtej filmave në të cilët kanë qenë protagoniste”, tregon John Lasseter, përfaqësues i Disney. Përrallat me princesha të Disney janë kritikuar nga disa për shkak se ato i portretizojnë personazhet femërore si të brishta, me nevojën për t’u shpëtuar nga një mashkull, të tilla si Bukuroshja e Fjetur apo Hirushja. Por në filmat e fundit të tilla si Moana, apo Guximtarja, princeshat e reja e kanë thyer traditën duke e kërkuar vetë fatin e tyre.