Festivali i demave në Spanjë, njerëzit bëhen ‘copë’ nga kafshët e tërbuara (VIDEO)

Festivali i përvitshëm i demave në Pamplona të Spanjës është një adrenalinë e vërtetë për ata që marrin pjesë, edhe pse kur e sheh në video të ngjall tmerr.

‘Luajtja me zjarrin’ duket se nuk përbën problem për shumë prej njerëzve që i vihen përpara demave të tërbuar që marrin ç’tu dalë përpara rrugëve të qytetit.

Dita e dytë e festivalit në Pamplona u shoqërua me kaos akoma më të madh, ku njerëzit herë duke zënë njëri-tjetrin e herë duke u penguar, goditeshin rëndë nga një numër i madh demash.

Video e mëposhtme e tregon se çfarë ndodh në një ditë të zakonshme festivali demash në Spanjë: