Eduard Shalsi fajëson LSI për peshkimin

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka qenë sot në Pogradec, sipas porosisë së dhënë nga Kryeministri për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Shalsi ka zgjedhur një takim me peshkatarët që ankohen për LSI-në. Ndërkohë që nuk thuhet asnjë fjalë për institucionet e tjera të shtetit që drejtoheshin nga Partia Socialiste.

Postimi i Shalsit në Facebok:

Dëgjojini rrëfimet e peshkatarëve të Pogradecit, mbi atë se si peshkimin dhe specialistë të fushës i komandonin partiçkat me njerëz jo profesionistë.

Për mënyrën se si peshkatarëve me 20 vite eksperiencë, u kërkohen nga partiçkat, vota në këmbim të licencës.

Inspektorë partiçkash, që ia kanë bërë të pamundur aktivitetin peshkatarëve, duke i kërkuar vota në këmbim të licencave.

Inspektorë pa asnjë lidhje me peshkimin, në vend që në krye të punëve të ishin inxhinierët e peshkimit.