20 ditë kohë që të zhvendosni gjendjen civile

Nëse ende nuk keni bere zhvendosjen e gjendjes civile ne zonën apo qytetin ku jetoni, keni edhe 20 dite kohe. Pas 28 korrikut qytetaret qe nuk përputhin vendbanimin me gjenden civile do te gjobiten me 10 mije leke te rinj.

Kjo vlere do te vilet ne momentin me te pare kur banori te kërkoje certifikate apo vërtetim lagje.Por gjoba nuk është penalitetei i vetëm per qytetaret qe nuk zbatojnë ligjin. Drejtori i gjendjes civile Bledar Doracaj sqaron se do te kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit qe do te vihen ne funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve ne kopshte e shkolla.

Por si do te aplikojnë personat qe kane me shume se nje shtëpi?Përjashtohen nga gjobat vetëm banoret qe kane ndryshuar vendbanimin, por jo gjendjen civile. Megjithatë edhe kjo kategori duhet te shkoje ne njësinë administrative per te deklaruar adresën e re. Pas 28 korrikut, qe shënon dhe afatin e fundit, ligji parashikon sanksione. Per çdo zhvendosje te vendbanimit dhe gjendjes civile, procedurat bëhen falas brenda 31 ditësh, pas ketij afati nis aplikimi i gjobës 100 mije leke te vjetra.