Tre kandidatët për trajnerin e ri të Kombëtares. Favoriti një emër i ri…

Trajneri i ri i Kombëtares nuk është zgjedhur ende dhe Federata Shqiptare e Futbollit po kontakton çdo alternativë të mundshme që mund të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Luiggi de Canio (55% të mundësive)

Pavarësisht emrit të Sedorf, në “Pole Position” për të marrë drejtimin e kuqezinjve është ish-trajneri i Udineses, Luiggi de Canio. Emri i tij i është sugjeruar Dukës nga ekspertë të federatës italiane dhe për momentin 60-vjeçari ka më shumë shanse nga të gjithë.

Kristian Panuçi (25% të mundësive)

Ish-ndihmësi i Kapelos ka pranuar ofertën prej 20 mijë eurosh në muaj, por e penalizon eksperienca e pakët si trajner. 44-vjeçari ka drejtuar për dy sezone Livornon dhe për pak kohë te Ternana si trajner i parë. Mbetet ende në garë por jo si favorit.

Klaren Sedorf (19 % të mundësive)

Holandezi i ka shpalosur një projekt ambicioz Dukës, por ka kërkuar më shumë se 1 milionë euro për një sezon. Ai i ka premtuar se Shqipëria do të dalë nga stili italian i katenaços dhe se do të “intervistojë” personalisht lojtarët për të parë përgatitjen e tyre psikologjike./ panorama sport