Ylli Manjani: Mandati i vjedhur i Shpëtim Idrizit

0

Nga Ylli Manjani

Shpëtim Idrizin e ka votuar Tirana për të qenë deputet! Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë!

Falë regjistrimit video të numërimit të votave, cilido mund të bindet lehtësisht janë më shumë se 37 vota që i janë vjedhur PDIU për të arritur pragun ligjor.

Janë pamje e prova evidente që ato vota janë vjedhur nga duar të instruktuara qartë nga mendje të sëmura! Besoj se PDIU do ti ekspozojnë këto pamje, si prove e fortë në KQZ.

Shpetim Idrizi nuk është miku im politik! Qartësisht kemi qenë në koncepte e pozicione jo të njëjta politike. Por Ai është votuar nga zgjedhësit e qarkut Tiranë për të qenë deputet.

E drejta e do që Ai të shkojë në Kuvend në respekt të votës së dhënë! Na pëlpen apo jo pozicioni politike i Tij!

Pamjet filmike dhe prova te forta tregojnë se mandati i 18 i Rilindjes është i vjedhur! U vodhën vota në tavolinat e numërimit, aty ku PDIU nuk kishte numërues! Aspak çudi! Edhe në mes të Tiranës vidhet vota!

Ai mandat është i PDIU. Pavarësisht pozicionit të kësaj partie me PS, mandati është i PDIU! Nuk kam asnjë dyshim!

Mbetet që KQZ të zbatojë ligjin dhe të vlerësojë këto prova, ti ballafaqojë ato edhe me të dhënat zyrtare që kanë kutitë dhe ti japë mandatin atij që i takon!

Këtë duhet ta bëjë për drejtësi e jo për favor! Shpresoj shumë që KQZ do ta bëjë transparencën e këtij maskarallëku! E përsëris, jo për Shpëtimin por për drejtësinë e zgjedhjeve! Në respekt të zgjedhësve që shkuan në mes të vapës për të zgjedhë atë që deshën.

Sa i takon idesë së zgjedhjeve “të lira” e “të ndershme”, shihni e shkruani!

Shkruani që ti mbani mend mirë se si vidhet vota!