Ja kur do ikin ministrat teknikë të PD

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sqaruar se pse edhe pas 10 ditësh nga zgjedhjet e 25 qershorit ende nuk janë dorëhequr ministrat teknikë.

“Zonja zv.kryeministre ka qenë në krye të një task force e cila do të përgatiste një raport në lidhje me rolin që kishte administrata në zgjedhje. Me të mbaruar këtë detyrë, dhe i gjithë grupi i ministrave teknikë do të japin dorëheqjen pasi të kenë përfunduar raportin për rolin dhe përdorimin e administratës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pastaj ata patjetër që do të japin dorëheqjen dhe nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për TemA TV, Zhupa foli edhe për procesin e zgjedhjeve në PD, duke theksuar se dorëheqja e Lulzim Bashës nuk i shërbente procesit. “Fushata nis sot, ku kandidatët zyrtarisht do të fillojnë takimet e tyre brenda strukturave të partisë. Dorëheqja është një element që nuk do ti shërbente  as procesit dhe as marrjes së përgjegjësive të zotit Basha për ti dalë anëtarësisë përpara dhe për ti thënë se këto gjera u bënë mirë dhe këto u bënë gabim dhe më pas të ketë një proces analizë”, tha ajo