Dikur pjesë e Milanit dhe Realit, sot nuk do ta besonin klubin e ri të Cassanos

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u bashkuar me Cagliarin. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Cassano theksoi se po vijon negociatat me klubin e ri, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Cagliari, unë do të shkoj atje ku më ka rrahur zemra. Biseda të përfunduara? Në futboll asnjëherë mos thuaj ‘kurrë’. Jemi në bisedime të avancuara”, tha ai.

Cassano nuk ka luajtur në më shumë se një vit për shkak të një mosmarrëveshjeje me Sampdorian, ndërsa tashmë kërkon që t’i kthehet sërish fushave të blerta.

Image