VIDEO/ Meksikë, burri martohet me një krokodil

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat meksikan në jug të San Pedro Huamelula, ku një banor i zonës është martuar me një krokodil.

Ai ka organizuar një dasmë të madhe dhe gjithashtu ka veshur edhe krokodilin femër me fustan të bardhë, bile nuk ka hezituar ta puthë në buzë.

Ceremonia simbolike është pjesë e një zakoni të vjetër i cili daton që në 1789.

 /BW