Në ditën e tij të lindjes, Rama i uron “mirëmëngjes” shqiptarëve me këto foto

Kryeministri Edi Rama vazhdon ritualin e tij të përditshëm duke u thënë “mirëmëngjes” shqiptarëve, dhe duke i uruar një ditë të mbarë në rrjetin e tij social Facebook me foto të ndryshme nga vendet e Shqipërisë.

Këtë mëngjes, kreu i qeverisë, i cili feston sot ditëlindjen, zgjodhi pamje nga Bënja e Përmetit.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Bënja e Përmetit, e shpallur Qendër Historike në janar të 2017, ku kemi filluar punën tanimë për restaurimin e kishës për të vijuar më tej me rilindjen e vlerave historike e turistike të gjithë zonës,” shkruan Rama.