Emily Ratajkowski: Njerëzit nuk punojnë me mua se jam shumë seksi

0

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski ka dhënë një intervistë për “Harper’s Baazar”, ku ka treguar gjithçka rreth formave të saj dhe mënyrës sesi funksionon në ambientet e punës. “Njerëzit nuk duan të punojnë me mua se gjoksi im është shumë i madh. Ajo që më thonë gjithmonë është: Oh, është shumë seksi. Kjo më duket si një revoltë ndaj femrave”, tregoi 26-vjeçarja. Emily bëri të qartë se nuk ka asgjë jashtë normale me format e saj trupore, thjesht njerëzit janë të fiksuar me këtë gjë. E njohur për pozat e saj provokuese dhe për pamjen e saj ëngjëllore, modelja tregoi se gjoksi është dicka që i përket femrave dhe duhet të krenohen për to.