Treshja më e zjarrtë hollivudiane sërish në lojë

0

Statusi i Lindsay Lohan në Twitter nuk tregon as më shumë e as më pak se një festë ditëlindjeje të paparë! Dhe nuk po tallemi.

Aktorja ka ftuar publikisht 4 ‘vajza të mira’ që janë padyshim shpirti i festës kudo që shkojnë. Britney Spears, Paris Hilton dhe Beyonce janë ftuar të bëhen pjesë e festës madhështore të Lohan për 31-vjetorin e saj në ishullin grek.

Megjithëse dyshojmë shumë se Beyonce do të jetë e pranishme, duke marrë parasysh angazhimin me binjakët e sapoardhur në jetë, por nga Britney dhe Paris padyshim e presim të jenë atje.

Tre mikeshat njihen për festat e çmendura dhe netët e gjata me alkool dhe muzikë, jo më kot do donim kaq shumë të kishim dhe ne një ftesë tek ditëlindja ikonike e Lindsay-t.