Rinumërohen votat në Kavajë, ndryshon rezultati

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi mbledhjen ku do të shqyrtohej ankimimi për votat për kryetarin e Bashkisë në Kavajë. Anulimi i mbledhjes u bë pasi fletët e hedhura gabim u numëruan nga KZAZ-ja në këtë qytet dhe nga rezultati i tyre nuk ka ndryshim të fituesit.

Edhe pas numërimit, Isa Sakja, kandidati i PD-së për kryebashkiak i Kavajas ka dalë fitues duke e thelluar diferencën e votave ndaj rivalit socialist, pas numërimit të votave në KZAZ 42.

Mësohet se bëhet fjalë për rreth 60 fletë votimi të hedhura gabimisht nga votuesit ditën e votimeve, në kutitë për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë.

Kavajasit votuan të dielën edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ku fitoi kandidati i Partisë Demokratike, Isa Sakja me një numër të vogël votash avantazh.

Isa Sakja-29 vota
Dorian Murian-32 vota
Maksim Kona-3 vota

Triumfi i Isa Sakjës, i kthen PD-së bastionin: Bashkoj qytetin, rikthej “dy gishtat”