Dieta e pasur me këto lëndë ushqyese ju shpëton nga kanceri i zorrës së trashë

0

Salmoni, bajamet dhe farat chia mund të rrisin shanset e mbijetesës nga kanceri i zorrës së trashë. Sekreti qëndron tek acidet yndyrore omega 3 (që gjendet tek këto ushqime), ku sipas një studimi të ri, mund të parandalojnë përhapjen e masës tumorale në të gjithë trupin.
Universiteti Aberdeen, në Skoci, qëndron pas këtyre zbulimeve të reja, që janë të parat që sugjerojnë një lidhje mes ushqimeve të tilla dhe mbijetesës nga kanceri i zorrës së trashë, shkruan “shëndeti”.
Si u krye studimi?
Shkencëtarët matën enzimat e prodhuara nga acidet yndyrore omega 3 dhe omega 6 – që gjenden tek pula, vezët dhe frutat e thata – tek 650 pacientë me kancer të zorrës së trashë. Të dhënat më pas i krahasuan me shanset që pacientët kishin për t’i mbijetuar kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Rezultatet treguan se personat që kishin nivelet më të larta të enzimave kundër kanceri kishin më shumë shanse që t’i mbijetonin sëmundjes. Masa tumorale tek këta pacientë ishte përhapur më pak, prandaj kishin më shumë shanse për t’i mbijetuar këtij lloji kanceri.
Kanceri i zorrës së trashë është një prej patologjive më rënda me të cilat përballet aparati tretës.
Krahasuar me tumoret e tjera, ai renditet i dyti në listë për sa i përket vdekshmërisë, me një incidencë më të rritur tek meshkujt.
Dhimbje barku, diarre, humbje oreksi, rënie në peshë, gjak në jashtëqitje, anemi e pashpjegueshme janë vetëm disa nga shenjat paralajmëruese të tij, megjithëse shpeshherë shfaqet dhe pa këto simptoma.