Plas sherri live Ngjela-Çili: Ti qenke gomar, budalla…!

0

Debati në studion e Rudina Xhungës në Vizion Plus, për Zgjedhjet 2017, ka degjeneruar në fyerje mes avokatit Spartak Ngjela dhe botuesit të Mapo, Henri Çili.

Ngjela tha se pas disa muajsh do të ketë surprizë pasi LSI do të rikthehet në koalicion me PS. Por, ndërhyrja e Çilit se kishte shumë njerëz që thanë se Rama dhe Basha e kanë mbyllur marrëveshjen, ka acaruar Ngjelën. Ai u kundërpërgjigj, se nuk ka bërë një parashikim të tillë dhe ka quajtur Çilin budalla. Ky i fundit iu kundërpërgjigj, duke i thënë se flet si gomar dhe thotë gomarllëqe.

Ngjela: Sot ai u bëri ofertë të dyve, njëri e kundërshtoi, tjetri tha Sali Rexhep.

Çili: kishte nja 200 veta që thanë se e kanë mbyllur marrëveshjen Rama- Basha

Ngjela: Kush tha?

Çili: E thashë në përgjithësi, jo ti

Ngjela: Po ç’hyj unë këtu?Pse e fut në bisedën time? Pse si ata katundarët andej jam unë. Qeke budalla fare ti.