Pjesë populli e blerë!

0

Zgjedhjet mbaruan. Tashme emrat dhe rezultati dihen. Por, fatkeqësisht, pamë edhe një popull të blerë. Një popull të dhunuar në fshehtësi nga bandat e drogës që hidhnin miliona euro për pushtetin, pushtet që ishte dhe që prapë mbeti si pushtet. Pame një PD të heshtur, të qeshur nën ofertimin e Kryeministrit dhe ndofta edhe të mikluar nga oferta pushtetore.

Pame se si emra si Ben Blushi me LIBRA apo Gjergj Bojaxhi me SFIDA nuk u votuan në kryeqytet. Votuesit e Tiranës nuk votuan Ben Blushin, i cili ishte një prej zërave më kritik e intelektual të parlamentit. Një prej kritikëve të Edi Ramës, votuesit nuk e votuan, por u turrën drejt mediokritetit dhe parasë. Pamë se si një popull pa ndërgjegje dhe dëshirën për tu përfaqësuar nga emra intelektualë apo kurajoz, votoi si militant dhe pa ide vizionare për veten e tij dhe të së ardhmes së fëmijëve të tij, ashtu sikurse pamë edhe një popull që i zgurdullonte sytë sapo i ofronin një 50-she euro apo shumëherë edhe një 100-she euro për votë.

Pamë një popull që pavarësisht se partitë politike e turbullojnë në mendje e logjikë, e drogojnë bosët e pushtetit dhe krimit, prapë se prapë edhe kur kanë katër vite apo me shume pa ujë, drita, rrugë e siguri jete, sapo i tundnin një 50-she euro, qeshte dhe kënaqej. E merrte dhe e fuste në xhep, populli! Gëzohej se mori për çdo votë 50 euro, ndërkohë që njëherë në katër vite ka mundësi të përdorë pasurinë e tij më të madhe dinjitoze, votën.

Një popull që nuk ka ndërgjegje, që bëhet bashkëpunëtorë në krim elektoral, meriton të mbajë qeverinë që ka!

Popull i blerë! Natyrisht e kemi fjalën për një pjesë të elektoratit që e shiti votën.