Mesazhi i kryeministrit për deputetët e tij

0

Ndërsa procesit të numërimit është duke i ardhur fundi, PS kryeson me 74 mandate. Pikërisht për këtë rezultat kryeministri Edi Rama u ka dërgua një sms kandidatëve të PS në qarqe.

Rama e nis me një thirrje “Ia dolëm”. Por sipas kreut të qeverisë kjo është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim në shpatulla. Rama fton të gjithë mbështetësit në festë në orën 18:30 në sheshin “Skënderbej”.

MESAZHI I PLOTË
Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark Rroftë Partia Socialiste e ShqipërisëRroftë Shqipëria”.