Mediu falenderon 101 njerëz por Bashën jo: Disfata, jo ndarje por…

0

Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, i cili siguroi mandatin nga zgjedhjet e 25 qershorit, ka falendruar bashkëpunëtorët e tij. Edhe pse PR-ja mori pjesë në zgjedhje si parti por 2 kandidatët e saj garuan nën logon e PD-së. Sipas rezultatin të deritanishëm nga KQZ, në rang kombëtar si parti PR-ja ka fituar vetëm 3.700 vota.

Në një postim në rrjetin social facebook, Mediu i cili siguroi mandatin në qarkun e Tiranës, ka falenderuar 101 njerëz por në asnjë rrjesht nuk lexohet diçka për kreun Lulzim Basha. Mediu shkruan se shpirti i së djathtës nuk mund ta thyej kush pavarësisht disfatës.

Lidhur me rezultatin e PD-së në zgjedhje me vetëm 43 mandate, Mediu thekson se duhet një reflektim i thellë. “Dashuria për njerëzit dhe jo e kundërta, bashkimi dhe jo ndarja është rruga që e djathta do di të rikthehet fortë, duke vlerësuar çdo vlerë e kontribut të saj, të djeshëm, të sotëm dhe të ardhem”, shkruan kreu i PR-së.

Statusi i plotë

Dua te falenderoj te gjithe votuesit e Vores qe edhe njehere dolen fitimtare perballe gjithe makines shtetrore, blerjes masive te votes.

Edhe njehere demokratet e Domjes, Vores, Berxullit, Prezes njerezit e thjeshte qe duan lirine dhe dinjitetin e tyre, treguan se jane ata qe vendosin me vote, te ardhmen nuk e vendos paraja dhe krimi por vota e tyre. Falenderime per cdo votues te thjeshte strukturat e PD dhe PR, por vecanerisht kryetarit te Bashkise Vore Fiqiri Ismaili njeri i drejte, punetore dhe fitimtare i perhershem.

Po ashtu dua te falenderoj gjithe votuesit e qarkut Tirane. Kavaja tregoi se eshte Kavaja e demokracise dhe se Isa(Taku) Sakja do jete kryetar.

Falenderim te gjithe njerezve te mi te gjakut ne Kavaje dhe Rrogozhine per mbeshtetjen e tyre. Dua te falenderoj gjithe Republikanet te cilet punuan per cdo vote per Partine Demokratike. Kam bindjen se shpirtin e te Djathtes nuk mund ta thyej kush pavaresisht disfates. Dua te falenderoj Blendin nje nga kandidatet e jashtezakonshem. Dashamir Tahirin qe dhe pse padrejtesisht e sakrifikuan tregoj se i perket komunitetit Cam dhe te djathtes.

Falenderoj kandidatet e tjere te mrekullueshem Flamurin, Ahmetin, Gencin Dorin, Gencin, Hysenin, Fisnikun, Cimin, Besnikun, Bardhin e shume te tjere. Miqte e mi Besnik Mustafaj dhe te palodhurin Jemin Gjana. Falenderoj cdo anetar dhe drejtues te PD qe pata fatin te punoj. Njerezit e mire,Pellumbin, Sybiun, Ramazanin, Kamberin, Demi, Vehbiu, Mondi, Erzeni, Astriti, Hebibi, Kujtimi, Xhemali, Fatmiren Ambren e jashtezakonshme, Ymeri, Ardiani, Abedini, Hajdari, Durimi Shkelqimi, Fred Avdiu, Denisi, Besimi Dashi e shume e shume te tjere mijera miq te vjeter e te rinj. Kam bindjen se per te ndertuar kerkon shpirt dhe ide, kerkon kontributin e gjithsejcilit.

Kemi nevoje per nje reflektim te thelle te gjithsejcilit. Dashuria per njerezit dhe jo e kunderta, bashkimi dhe jo ndarja eshte rruga qe e djathta do di te rikthehet forte, duke vleresuar cdo vlere e kontribut te se saj, te djeshem te sotem dhe te ardhem.

Me shume dashuri vleresim dhe respekt

Miku juaj

Fatmir Mediu