LSI: Zgjedhjet janë më të shëmtuarat dhe të blera nga bandat e Rilindjes

0

Petrit Vasili, kryetar i LSI, deklaroi se këto zgjedhje janë nga më të shëmtuarat në këto 20 vite, pasi u blenë dhe u shantazhuan nga bandat e Rilindjes.

LSI ka marrë 230 mijë vota në këto zgjedhje, por duhet theksuar- tha Petrit Vasili- se policia është përzier në vjedhjen e votave me 25 qershor.

Ai tha “Kam dalë të falënderoj pafundësisht mbi 230 mijë votues shqiptarë, në radhë të parë qindra mijë të rinj që ishin forca jonë kryesore në këtë fushatë të vështirë që votuan për t’i bërë Shqipërisë një opozitë të vërtetë të vërtetë në vend.

Zgjedhjet e 25 qershorit me strategjinë e terrorit, bërjen njësh të Policisë së Shtetit dhe bashkëvepruese në këtë strategji terrori, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë ndaj kësaj strategjie dhe asaj rruge të gjerë ku do ecë Shqipëria tani e më pas ku do ecë Shqipëria dhe mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlament që do të denoncojë strategjinë.

Zëri i kësaj opozite të re do të zhveshë strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj, të një vendi që duhet të çlirohet nga kthimi në një gropë plehrash, nga koncensione që ishin pa zë sepse opozita ishte pa zë, si ajo e Sali Rexhepit njëherë e një kohë kurse tani do të ketë një opozitë jo të kapur, jo të blerë, që do të ketë një mision të jetë zëri i qytetarëve dhe do të ketë mision çlirimin nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes.

Edhe pse këto zgjedhje kanë qenë  më të shëmtuarat, i kemi dokumentuar problemet dhe nuk do të lodhemi t’ia dokumentojmë nga afër dhe çdo shqiptari sepse shqiptarët duhet ta dinë se ç’ka ndodhur dhe për ta njohur nga afër se ç’është kjo strategji e mbrojtur nga Policia e Shtetit, që e dominoi.

230 mijë vota janë 230 mijë mesazhe për një mision të madh që i ngarkohet LSI-së dhe LSI do të luftojnë në mënyrë të hekurt që Shqipëria të mos udhëhiqet  nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes  bashkë me mekanizmin Gestapo të Task Forces që nuk kishte mision tjetër veç goditjen e LSI.

Shqiptarët kërkuan opozitë të vërtetë dhe do të kenë opozitë të vërtetë dhe ne nuk do t’i ndahemi 24 orë këtij misioni për të demaskuar këtë dukuri thellësisht negative për të ardhmen e vendit dhe do t’i prijmë të ardhmes së vendit.

Nga sot e tutje, me këtë mision të ri ne do të ecim në këtë rrugë në luftë të papajtueshme me këdo që do të kishte dëshirën më të vogël që gjërat të mbulohen. Do të ketë një opozitë ballore.

Kemi të dokumentuar me mijëra dokumenta dhe të filmuar strategjinë e terrorit dhe unë kam informuar edhe ambasadorët edhe SHBA në Tiranë, edhe në Uashington për të krijuar një situatë më të mirë. Por nuk është një fatkeqësi; ne kemi muaj e vite përpara e do të punojmë që ta çmontojmë këtë strategji të bandave  nacional-socialiste të Rilindjes.

Shqipëria ka të tjera objektiva dhe ne do të jemi aty t’i përfaqësojmë ata.

LSI ka pasur një rezultat shumë pozitiv, por rezultat më pozitiv më të gjithë dhe kjo është tashmë një tendencë pa kthim. Kryesorja ishte se vendi fitoi opozitën që nuk ekzistonte dhe ishte kthyer në opozitën e Sali Rexhepit”

Sigurisht në një klimë tjetër pra në zgjedhje normale, rezultati do të ishte më i lartë.

 Konferenca e plotë për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili:

Në radhë të parë dhe mbi çdo gjë jam këtu në përfundim të zgjedhjeve të 25 qershorit të falënderoj pafundësisht mbi 230 votues shqiptar. Në radhë të parë mijëra e mijëra të rinj anembanë vendit që ishin lajtmotive dhe një nga forcat tona themelore në këtë fushatë të vështirë, por besoj shumë motivuese.

Njëkohësisht mijëra e mijëra burra e gra, që jo vetëm votuan LSI-në, por votuan më shumë se kaq për t’i ngarkuar asaj një mision historik, i cili ka të bëjë me bërjen e Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend. Kjo nevojë historike rrjedh nga një shkak madhor, pasi zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të strategjisë së terrorit të lëshimit të miliona parave të pista, të bërjes njësh të Policisë së Shtetit dhe pjesë e bashkë-ideuese, bashkëvepruese e kësaj strategjie terrori ka në krijimin e një klime të tillë, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë që mund t’i jepej kësaj strategjie dhe njëkohësisht krijimi i asaj rruge tepër të gjerë, ku do të eci tani Shqipëria e më pas ku më së fundmi dhe pas katër vitesh mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë.

Një zë i cili do të denoncojë qartë dhe në mënyrë të hekurt të gjithë strategjinë jo vetëm të terrorit të këtyre zgjedhjeve strategji, e cila është dokumentuar gjerësisht me mijëra dokumente, fakte, filmime, fotografi, të cilat do të bëhen të ditura anembanë botës, brenda dhe jashtë Shqipërisë, por misioni ynë themelor është brenda Shqipërisë.

Së dyti, zëri i kësaj opozite të re do të jetë një zë, që do të zhbëjë moralisht dhe më pas do të zhveshë përpara të gjithë popullit shqiptar strategjinë e drogës në këtë vend dhe të parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj. Të një vendi që do të çlirohet nga kthimi i tij në një gropë plehrash. Të një vendi i cili kërkon përfundimisht të çlirohet nga vjedhjet qindra milionëshe me koncesione.

Të një vendi i cili do të çlirohet nga dhuna e taksidarëve dhe nga dhuna e një shteti, që u thith gjakun atyre dhe tërë këto misione të mëdha që ishin pa zë sot deri më sot, pasi opozita ishte thjesht një opozitë si e Sali Rexhepit e vitit 1996 ku kishte një deputet të vetëm, tanimë do të ketë një opozitë të vërtetë. Një opozitë jo të kapur, një opozitë jo të blerë dhe një opozitë që ka vetëm një mision që të jetë zëri i qytetarëve në këtë moment të veçantë, historik, kur ata duhet të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga pushteti i bandave nacional-socialiste të rilindjes, të cilët në mënyrë të strategjisë së terrorit realizuan zgjedhjet e fundit.

Për sa i përket këtyre zgjedhjeve e theksoj edhe njëherë kanë qenë më të shëmtuarat dhe kjo është evidentuar në sytë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mijërave qytetarëve. Këto zgjedhje të tilla ne i kemi dokumentuar dhe do ti dokumentojmë, por nuk do të lodhemi t’ia dokumentojmë nga afër edhe çdo shqiptari.

Pasi për ne, kryesore mbi çdo gjë është që shqiptarët të dinë realisht çdo gjë se si ka ndodhur, ata që e kanë provuar terrorin në mënyrë të drejtpërdrejtë por qoftë edhe për ata që nuk e kanë provuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ta njohur nga afër se çfarë është kjo strategji e koordinuar për fat të keq në këtë rast siç rezultoi nga kapja totale e Policisë së Shtetit, e cila mund të quhet tani e tutje policia e drogës, pasi ajo e dominoi edhe të gjithë sjelljen e saj dhe më së fundi, ata do të jenë të qetë që zëri i tyre do të jetë një zë si asnjë zë më parë në Parlamentin e Shqipërisë, një zë i cili do të përfaqësohet në një grup parlamentar që ka edhe mjaft të rinj.

Ata ishin edhe forca jonë e jashtëzakonshme e kësaj fushate, do të jenë forca jonë e padiskutueshme edhe në të ardhmen dhe absolutisht asnjeri nuk do të na pengojë më për të vazhduar rrugën tonë jo thjesht edhe vetëm për të arritur rezultate shumë të larta që LSI i ka arritur dhe tanimë nuk janë një ngjarje për LSI-në. Rezultate të larta të cilat lidhen në radhë të parë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me fatet e vendit në Shqipëri.

Më së fundi, po ju them në mënyrë të prerë: 230 e ca mijë vota janë 213 mesazhe për një mision të madh i cili i ngarkohet LSI-së. LSI si gjithmonë nuk do t’ju zhgënjejë, por do të luftojë në vijë të parë që në mënyrë të hekurt dhe pakthim që Shqipëria të hyjë në atë hulli normale, në atë hulli të çlirimit nga bandit që i përcaktoj si bandit nacional-socialiste të Rilindjes dhe nga të gjithë mbështetësit e tyre në opozitën fiktive, e cila e karakterizoi këto 4 vite që së bashku edhe me mekanizmin e Gestapos, task-forcës realizuan një skenar i cili nuk kishte në funksion realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e me standarde në Shqipëri por kishte vetëm e vetëm goditjen e LSI-së.

Përgjigja e qytetarëve ishte e qartë, e prerë. Qytetarët shqiptarë duan opozitë të vërtetë dhe votuan opozitë të vërtetë.

Që nga ky moment e tutje të jeni të bindur se ne nuk do t’i ndahemi 24 orë këtij misioni edhe për të demaskuar gjithçka të papastër, të shëmtuar, negative, thellësisht anti-demokratike, të rrezikshme për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e të rinjve por njëkohësisht do ti prijmë gjithë aksionit tonë opozitar edhe për të gjithë ato çështje të mëdha dhe shqetësime madhore të cilat po gërryejnë dhe brejnë jo vetëm të ardhmen e vendit dhe të të rinjve por edhe të ardhmen familjare të gjithsecilit.

Kështu që nga sot e tutje, me këtë mision të ri ne do të ecim pa kthim në këtë rrugë por njëkohësisht do të ecim në një luftë të pa pajtueshme me këdo, kushdo dhe cilido që do të kishte qoftë edhe dëshirën më të vogël që gjërat në Shqipëri të mbulohen. Në Shqipëri gjërat nuk do të mbulohen më. Nuk do të ketë kompromise as të natës as të ditës të cilët do të bëjnë që shëmtia, kriminalja të mbijetojë në këtë vend, por do të ketë vetëm një opozitë të hekurt dhe ballore e cila do të evidentojë qartë çdo gjë dhe qytetarët më së fundi, më së fundi do të kenë zërin e tyre në parlament. Zëri që ju ka humbur, u është zhdukur ose akoma edhe më keq nga të gjitha më e rënda u është manipuluar dhe shitur.

Pyetje nga gazetarët: Është e qartë tashmë se do jeni në opozitë. Por LSI-ja në përfundim të këtyre zgjedhjeve e pranon këtë rezultat dhe a ishin këto zgjedhje të pranueshme?

LSI-ja është këtu para jush, e thashë edhe një herë tjetër qartë dhe fort, për të denoncuar dhe demaskuar shëmtinë e këtyre zgjedhjeve përsa i takon strategjisë së terrorit, përdorimit të miliona para të pista të evidentuara gjerësisht të cilat ne i kemi evidentuar, por nuk deshëm ta bënim ditën e zgjedhjeve pikërisht për të mos shtuar shqetësimin e qytetarëve dhe për t’u dhënë mundësinë atyre që të vazhdonin të votonin, ndërkohë në terren ekzistonte një tension dhe një strategji kriminale e cila zhvillohen për fat të keq me bashkautor dhe bashkë-ekzekutues Policinë e Shtetit. Dhe nuk e bëmë atë ditë, por se kemi evidentuar qartë në çdo detaj me mijëra dokumente, edhe të shkruara, e dhe të filmuara edhe fotografi, të cilët unë kam informuar të gjithë ambasadorët të akredituar në Shqipëri, për t’i njohur ata, për ti bërë të kuptuar se në çfarë situata të komplikuar zgjedhjet po përvijoheshin për të dhënë edhe ata ndihëm e tyre nëse mund të donin ta të na e jepnin, ne kemi detyrë vetëm t’i informonim. Kemi informuar sigurisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, por edhe në Uashington.

Gjithsesi për të krijuar një situatë më të mirë, kjo nuk ndodhi, nuk është ndonjë fatkeqësi sepse kemi ditë dhe muaj përpara për ta zhbërë dhe për ta çmontuar këtë sistem kriminal bandash nacional-socialiste dhe do ta vazhdojmë këtë strategji deri në fund. Jo për të mirën e LSI por për të mirën e të ardhmes demokratike të këtij vendi edhe në mënyrë të veçantë të rinjve të këtij vendi të cilët nuk mund të bashkëjetojnë as me zgjedhjeve që mbahen në strategjitë e terrorit dhe kurën e kurës me strategjinë e frikës dhe të parave të pista që duan të blejnë votën dhe opinionin e njerëzve sikur ato të mos ishin njerëz me dinjitet, por sikur të ishin njerëz çfarëdo.

Shqipëria është ndryshe, Shqipëria ka të tjera objektiva, të rinjtë shqiptar kanë të tjera objektiva dhe ne jemi aty që t’i përfaqësojmë ato.

Gjithsesi, LSI-ja do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve?

LSI-ja ka pasur një rezultat i cili ishte një rezultat shumë pozitive për LSI por thash edhe një herë tjetër, rezultatin më pozitiv nga të gjithë, pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme të LSI-së, kjo tashmë është një tendencë pa kthim, kjo është një rrugë pa kthim në rritjen e LSI-së, kryesorja dhe mbi të gjitha ishte që vendi fitoi opozitën që nuk e kishte, që nuk ekzistonte, por që aq më keq ishte kthyer në opozitën e Sali Rexhepit.

19 mandate deri tani ka LSI-ja, deri ku kanë arritur pritshmëritë tuaja?

Sigurisht në një klimë tjetër, pra në zgjedhje normale, prandaj qëndrova gjatë në këtë klimë zgjedhjesh tërësisht të paparë në 20 vitet e fundit dhe kjo ka qenë një strategji e cila ka qenë e shtrirë në të gjithë territorin, pra nuk ka qenë e shtrirë në një pikë të vetme, sigurisht rezultati do të kishte qenë shumë herë më i lartë.

Megjithatë jua them edhe një herë tjetër nuk ka asnjë shqetësim, shqetësimi kryesore ishte që më së fundmi të kishim një zë të vërtet, shqiptarët të kishin një zë të vërtet. Të kishte një opozitë në këtë vend sepse ju e kuptoni që Shqipëria ka parë edhe qeverisje të dështuara, ka parë edhe qeverisje të korruptuara, ka pas edhe qeverisje të cilat kanë qenë shumë larg pritmërie të qytetarëve, por opozitë që nuk ekziston apo aq më keq një opozitë të kapur këtë nuk e kishte parë pasi këto lloj qeverisjes mbeten të tëra jashtë kontrollit dhe degradojnë në një nacional-socializëm siç është ky që po zhvillohet në Shqipëri dhe i cili duhet ndalur sot.

Por vetëm një opozitë e vërtetë të cilën LSI-ja e përfaqëson sikurse ka qenë partia e kredove të mëdha, e bindjeve të mëdha prandaj ajo përfaqëson të rinjtë sepse e vërteta, e pastra e ndershmja fillon tek ata, do ta ketë më së fundmi. Dhe kjo për mua është një lajm shumë më i mirë, më i rëndësishmi, gjëja themelore të cilën Shqipëria fitoi në këtë zgjedhje, sepse ishte një boshllëk i tmerrshëm i cili po rrënonte vendin dhe po i lejonte krimit dhe drogës dhe terrorit që të bënte vend.

Tani më falë këtyre zgjedhjeve, falë 230 mijë misionarëve jo qytetarëve, ka një digë, ka një barrierë të pa kapërcyeshme.

A do të qëndroni edhe këto 2 muaj në qeveri apo do t’i tërhiqni ministrat tuaj?

Nuk ka asnjë lloj rëndësie këto që thoni. Rëndësi ka që sot të lexojmë këtë rezultat dhe të përcaktojmë dhe jemi shumë të mirë përcaktuara në pozicionin tonë të papajtueshëm absolutisht me gjithçka ka ndodhur jo vetëm me tronditjen e ekuilibrave demokratik të vendit, që janë tronditur për shkak të krimit dhe kësaj strategjie kriminale me implikim dhe me bashkë-autorësi të shtetit brenda. Kjo është kryesorja dhe ky është misioni ynë që nga dita e sotme e deri në muajt dhe vitet në vazhdim.

Vasili a keni dijeni për ndonjë vendim të marra nga z. Meta deri më tani për të dekretuar ose jo qeverinë e re që do të dalë pas këtyre zgjedhjeve, duke qenë se ju thoni që keni me mijëra dokumente që i kontestojnë këto zgjedhje?

Nuk kam asnjë komunikim të tillë për këtë çështje. Z. Meta merr detyrën më 24 korrik dhe pas marrjes së detyrës ju mund të komunikoni në lidhje për këtë çështje. Detyra jonë është evidentimi i plotë që tashmë është bërë thuajse në tërësinë e tij dhe njëkohësisht vijimësia e informimit në radhë të parë të çdo shqiptari, të jeni të bindur për këtë gjë.

Ju e dini që LSI-ja punon në mënyrë të palodhur dhe kapilare në tërë vendin dhe do ta bëjmë, sepse në radhë të parë janë ata që duhet të njohin të gjitha të vërtetat që për fat të keq janë mbajtur të fshehura pasi netët e flirteve politike në dëm të shqiptarëve konsumuan këtë problematikë të madhe. Megjithatë rëndësia më e madhe dhe kryesore ishte vetëm një: tashmë në mënyrë të prerë zëri i fortë denoncues, zëri që zbulon e vë përpara përgjegjësisë maksimale dhe i përgatit për largim të gjithë ata që janë përgjegjësit, është tashmë i fortë në Parlament, i strukturuar dhe në mënyrë të qartë e pa asnjë kompromis i vendosur të mos bëjë asnjë hap pas e të jetë një barrierë e pakapërcyeshme.

Krimi, strukturat kriminale dhe shteti mbështetës i tyre i Rilindjes, kanë qenë në një situatë pa asnjë kontroll. Ne kemi bërë siç e kujtoni edhe duke qenë pjesë e mazhorancës, kritikë të vazhdueshme, rezistencë të vazhdueshme. Sot jemi çliruar edhe nga çdo lloj detyrimi që ishte i karakterit politik të asaj kohe dhe ecim përpara duke i qëndruar, jo vetëm fort e pa asnjë kompromis, por njëkohësisht duke denoncuar edhe elementin më të vogël, që mund të duket i parëndësishëm. Duhet çmontuar në çdo bulon të saj kjo strategji, pasi e ka kapur për fyti Shqipërinë.

Shqipëria nuk mund të kapet për fyti nga bandat dhe kjo nuk mund të ndodhë e nuk mund ta lejojmë kurrë, sepse kemi detyrim në radhë të parë për të rinjtë e këtij vendi dhe këtij misioni nuk do t’i shqitemi për asnjë çast.

Vasili, përse pritët daljen në opozitë për të luftuar fenomenet negative të qeverisë?

Nuk është e vërtetë ajo që thoni ju. Nuk pritëm daljen në opozitë, besoj e keni shumë të qartë. Kemi qenë shumë kritikë dhe madje po ua kujto edhe një herë tjetër çfarë është artikuluar në media jo pak herë, që më shumë opozitë bën LSI-ja se sa bën opozita vetë. Ky është një fakt publik. Kemi pasur gjithmonë një ndjeshmëri të rritur, tani instrumentet politike janë shumë më të mëdha se më parë. Edhe demaskimi politik, edhe qëndresa politike do të jetë shumë e fortë.

Ju e keni mbajtur PS-në në qeveri pavarësisht kritikave?

Besoj se jemi në planet e një retorike, që nuk është në fokusin e kësaj konference. Kemi qenë kritikë dje, do të jemi më shumë kritikë nga sot e tutje.

Vasili ju keni përmendur shpesh Rilindjen por asnjëherë Partinë Demokratike. A do të bashkëpunonin në opozitë me PD-në?

Thashë shumë qartë që vendi nuk ka pasur opozitë dhe strategjia kriminale e implementuar në zgjedhjet e 25 qershorit ka ndodhur për shkak të këtij pakti mes Rilindjes dhe Republikës së Re në dëm të LSI-së si objektiv taktik i tyre dhe në dëm të vendit, duke i hapur rrugë krimit, kriminelëve dhe atyre që trafikojnë drogë në mungesë të plotë të përgjegjësive madhore për vendin, duke u munguar të dy së bashku përgjegjësive, sigurisht të dy së bashku kanë kryer atë vepër shumë të rëndë që i kanë munguar misionit të tyre politik.

Ata kanë përgjegjësinë themelore që e lejuan dhe e motivuan e subvencionuan e përdorën, të tjerët ishin ata që i mbështetën në heshtje, nuk reaguan dhe u bënë bashkë-përfitues pikërisht të leverdive të kësaj strategjie, duke harruar dëmin e vendit, duke menduar që do të dëmtonin LSI-në, ndërkohë që LSI-ja siç e patë edhe nda rritja e saj, doli shumë më e fortë se më parë.