Genc Pollo shpërthen kundër PS: Grupe kriminale blenë votat në Fier

Deputeti i PD-së në Fier, Genc Pollo në një reagim në Facebook për rezultatin e zgjedhjeve hedh akuza të forta ndaj PS për përdorim të grupeve kriminale në zgjedhje dhe blerje të votave. Ndryshe nga shumë deputet të tjerë në Partinë Demokratike që ende nuk kanë dhënë asnjë vlerësim për rezultatin katostrofik që ka marrë e djathta.

Pollo, i cili kandidoi në një bastion të majtë siç është Fieri e thotë hapur se procesi u cënua nga blerja e votës dhe riaktivizimi i grupeve kriminael. Ai fajëson Partinë Socialiste për ndikimin e blerjes së votës në këtë qark.

“Procesi zgjedhor fatkeqësisht sërish u cenua nga votëblerja masive përmes personave të PS e LSI, presioni i administratës shtetërore, megjithë përpjekjet e lavdërueshme të “ministrave teknikë”, dhe në disa qarqe riaktivizim i grupeve kriminale në favor të PS”,- shprehet Pollo.

Pollo jep dhe një shpreh për opozitarizmit e PD-së kur thotë se asnjë mazhorancë nuk është e pandryshueshme. “Megjithatë vota për PD fatkeqësisht nuk ishte ajo që shpresonim apo edhe prisnim. Ajo nuk na delegoi përgjegjësinë e pushtetit. Pas kësaj fillon procesi i ngritjes së PD si parti e përgjegjësive të madhe në vendin tonë. Asnjë rrethanë a mazhorancë nuk është e pandryshueshme”,- shprehet Pollo.

Përdorimi i elementëve kriminalë dhe blerja e votës janë dy nga problemet kryesore të këtyre zgjedhjeve. Por deri më sot, PD-ja nuk e ka shprehur qartë këtë shqetësim. Sot PD mes akuzave ndaj PS fut dhe LSI-në, por ishte LSI-ja ajo që foli edhe para se të kujtohej PD-ja për rrezikun e hashashit në këto zgjedhje. Ishte LSI-ja, e cila që në nisje të fushatës akuzoi edhe Policinë e Shtetit për rrezikun që u kanoset këtyre zgjedhjeve nga paratë e drogës, pro edhe nga sekemente të inkriminuar të strukturave të sigurisë. Gjatë 30 ditëve të fushatës LSI-ja denoncoi me emra deputetët dhe elementët kriminalë që blinin vota në fushatë, por çuditërish nuk pati asnjë reagim nga institucionet.

Ajo që është shqetësuese është dhe mungesa e reagimit të PD-së, e cila nuk foli gjatë fushatës, por nuk po flet as pas humbjes turpëruese të këtyre zgjedhjeve.

Genc Pollo dhe ndonjë kandidat tjetër kanë shprehur vetëm sot shqetësimin për mënyrën sesi ju vodhën votat dhe u ble rezultati. Nëse PD-ja do të kishte folur më herët, rezultati nuk mund të ishte ky që doli këto ditë e fundit. Por mesa duke kur fliste LSI-ja, PS-ja “flinte” dhe shihte ëndrra me pazarin mes Lulzim Bashë dhe Edi Ramës.