Fatmir Mediu: Duhet reflektim nga PD

0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka reaguar pas rezultateve të procesit të numërimit të votave deri më tani ka dhënë mesazhin e qartë se tashmë është koha e një reflektimi nga të gjithë, për të ndërtuar kështu opozitën që duhet.

Mediu liston kandidatët që dhanë kontributin e tyre në mbledhjen e sa më shumë vota që shkuan në drejtim të kësaj partie, ku mes tyre përmend edhe ish deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahirin, i cili pas kalimit në opozitë kaloi në listën e PR-së për deputet në qarkun e Vlorës.

Reagimi

Dua te falenderoj te gjithe votuesit e Vores qe edhe njehere dolen fitimtare perballe gjithe makines shtetrore, blerjes masive te votes. Edhe njehere demokratet e Domjes, Vores, Berxullit, Prezes njerezit e thjeshte qe duan lirine dhe dinjitetin e tyre, treguan se jane ata qe vendosin me vote, te ardhmen nuk e vendos paraja dhe krimi por vota e tyre.

Falemderime per cdo votues te thjeshte strukturat e PD dhe PR, por vecanerisht kryetarit te Bashkise Vore Fiqiri Ismaili njeri i drejte, punetore dhe fitimtare i perhershem. Po ashtu dua te falenderoj gjithe votuesit e qarkut Tirane.

Kavaja tregoj se eshte Kavaja e demokracise dhe se Isa(Taku) Sakja do jete kryetar. Falenderim te gjithe njerezve te mi te gjakut ne Kavaje dhe Rrogozhine per mbeshtetjen e tyre. Dua te falenderoj gjithe Republikanet te cilet punuan per cdo vote per Partine Demokratike.

Kam bindjen se shpirtin e te Djathtes nuk mund ta thyej kush pavaresisht disfates. Dua te falenderoj Blendin nje nga kandidatet e jashtezakonshem.  Dashamir Tahirin qe dhe pse padrejtesisht e sakrifikuan tregoj se i perket komunitetit Cam dhe te djathtes,

Falenderoj kandiidatet e tjere te mrekullueshem Flamurin, Ahmetin, Gencin Dorin, Gencin, Hysenin, Fisnikun, Cimin, Besnikun, Bardhin e shume te tjere.

Miqte e mi Besnik Mustafaj dhe te palodhurin Jemin Gjana.

Falenderoj cdo anetar dhe drejtues te PD qe pata fatin te punoj.

Njerezit e mire, Pellumbin, Sybiun, Ramazanin, Kamberin, Demi, Vehbiu, Mondi, Erzeni, Astriti, Hebibi, Kujtimi, Xhemali, Fatmiren Ambren e jashtezakonshme, Ymeri, Ardiani, Abedini, Hajdari, Durimi Shkelqimi, Fred Avdiu, Denisi, Besimi Dashi e shume e shume te tjere mijera miq te vjeter e te rinj

Kam bindjen se per te ndertuar kerkon shpirt dhe ide, kerkon kontributin e gjithsejcilit.

Kemi nevoje per nje reflektim te thelle te gjithsejcilit. Dashuria per njerezit dhe jo e kunderta, bashkimi dhe jo ndarja eshte rruga qe e djathta do di te rikthehet forte, duke vleresuar cdo vlere e kontribut te se saj, te djeshem te sotem dhe te ardhem.