VIDEO/Sherr mes PS dhe LSI në Kavajë

0

Në Kavajë është krijuar një situatë e tensionuar mes numëruesve të PS dhe LSI.

Siç shihet dhe në video ka përplasje me aktivistëve të dy forcave politike, në KZAZ numër 42.

Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur. Por konflikti ka lindur mes grupeve të numërimit.

Policia është futur brenda, ndërsa ka bllokuar derën. Në pamjet e transmetuara live duken njerëz që bërtasin dhe shtyhen mes njëri-tjetrit. Disa prej tyre ankohen se policia nuk mund të futet në qendër votimi.

Një gazetar i “News 24” në vendngjarje shpjegoi se anëtarët e komisionit zonal mendohet të jenë brenda, ndërsa numëruesit dhe vëzhguesit kanë mbetur jashtë pasi policia nuk hap derën.