Rezultati në Tiranë, Veliaj: Fitore masive e punës mbi fjalët

0

Pas fitores së thellë të Partisë Socialiste në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët sipas tij vlerësuan në këto zgjedhje punën dhe transformimin që ka pësuar kryeqyteti në këto dy vite.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë për të ecur përpara për më shumë punë për “Shqipërinë që duam”.

“Le t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të ecim përpara. Kjo ishte një fitore masive e punës mbi fjalët, ndaj me përulësi e mirësi të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë që duam! Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Veliaj në profilin e tij.